Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulmet kibernetike, Borrell telefonon Ramën: Po kërcënohet integriteti e siguria e Shqipërisë, BE pranë jush

schedule22:18 - 15 Shtator, 2022

schedule 22:18 - 15 Shtator, 2022

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Europian bën të ditur se në fokus të bisedës me kreun e qeverisë ishin sulmet kibernetike që prekën vendin disa ditë më parë. Borrell thotë se këto sulme janë kërcënim ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë. Ai shton se përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme.

“BE do të qëndrojë pranë Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike,” thekson zyrtari i BE-së.

Josep Borrell në Twitter:

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!