Sulmet izraelite, rritet numri i palestinezëve të vrarë në Gaza

schedule12:45 - 10 Tetor, 2024

schedule 12:45 - 10 Tetor, 2024

Të paktën 42,065 njerëz janë vrarë dhe 97,886 janë plagosur në sulmet ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori, thotë Ministria e Shëndetësisë e enklavës.

Nga këta, 55 palestinezë u vranë dhe 166 u plagosën në periudhën e fundit të raportimit 24-orësh, shtoi ministria.

Më shumë se 85 për qind e banorëve të Gazës, ose mbi 1.9 milionë njerëz, janë të zhvendosur brenda enklavës, sipas vlerësimeve të OKB-së. Ndërkohë, pothuajse e gjithë popullsia e Rripit të Gazës po përballet me uri për shkak të mungesës ekstreme të ushqimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!