Sulmet izraelite në Rafah, shkon në 45 numri i të vdekurve

schedule12:55 - 27 Maj, 2024

schedule 12:55 - 27 Maj, 2024

Ka shkuar në 45 numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite në një kamp që strehonte njerëzit e zhvendosur në një zonë të sigurt në Rafah. Shumë nga viktimat ishin fëmijë ndërsa sulmi shkaktoi një zjarr të madh, duke djegur njerëz brenda kampit.

Punonjësit e urgjencës dërguan dhjetëra të tjerë të plagosur në sulm në qendrat mjekësore në Rafah, por objektet e mbingarkuara nuk kanë kapacitet për të trajtuar të sëmurët, pasi shumë prej tyre kishin pësuar djegie të rënda.

Autoriteti Palestinez denoncoi masakrën, duke thënë se ajo shënoi një sfidë izraelite ndaj vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëronte ndalimin e ofensivës në Rafah. Edhe pse zemërimi u rrit, forcat izraelite vazhduan sulmet në të gjithë Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën pesë në qytetin e Gazës dhe një tjetër në kampin e refugjatëve Bureij.

Sulmi në kampin në Tal as-Sulltan erdhi pasi grupi militant Hamas gjuajti me një breshëri raketash pjesën qendrore të Tel Avivi-t për herë të që nga janari.

Sirenat e raketave u dëgjuan edhe në qytetet e tjera, duke përfshirë Herzlija dhe Petah Tikva. Krahu ushtarak i Hamasit, pretendoi fillimin e një sulmi “të madh” raketor në Tel Aviv. Breshëria e raketave nënvizon kërcënimin që Hamasi ende paraqet për njerëzit në të gjithë Izraelin.

Ai gjithashtu ilustron sfidat me të cilat përballet ushtria izraelite ndërsa vijon bombardimet në Gazën jugore për të emelinuar militantët e Hamasit nga ajo që ajo e quan “fortesa e fundit e madhe”.

Përpjekjet për të rënë dakord për ndalimin e luftimeve dhe kthimin e më shumë se 120 pengjeve janë bllokuar për javë të tëra, por ka pasur disa shenja lëvizjeje këtë fundjavë pas takimeve midis zyrtarëve të inteligjencës izraelite dhe amerikane dhe kryeministrit të Katarit.

Izraeli është përballur me thirrje për të marrë më shumë ndihmë në Gaza pas më shumë se shtatë muajsh të një lufte që ka shkaktuar shkatërrim të gjerë dhe uri në enklavë. 200 kamionë ndihma, përfshirë katër kamionë me karburant, hynë në Gaza përmes Kerem Shalom.

Kjo vjen pas një marrëveshjeje midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi për të dërguar përkohësisht ndihma nëpërmjet vendkalimit Kerem Shalom.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!