Shkon në 22 numri i të vrarëve në Rafah si pasojë e sulmeve izraelite. Në mesin e viktimave janë gjashtë gra dhe pesë fëmijë, një prej tyre foshnje.
Sipas mjekëve, shumë të tjerë janë plagosur në sulmet, të cilat goditën tre banesa në qytetin jugor të enklavës. Në qytetin e Gazës, më në veri të territorit, zyrtarët shëndetësorë thonë se katër persona u vranë dhe shumë u plagosën në një sulm ajror.
Izraeli ka kryer rregullisht sulme ajrore në Rafah që nga fillimi i luftës dhe ka kërcënuar të dërgojë trupa tokësore, duke pretenduar se qyteti është bastioni i fundit i madh i Hamasit. /abcnews.al