Sulmet izraelite në Rafah, raportohet për 16 të vdekur

schedule09:44 - 6 Maj, 2024

schedule 09:44 - 6 Maj, 2024

Të paktën 16 persona, anëtarë të dy familjeve, u vranë orët e para të mëngjesit të së hënës rreth Rafah, në Rripin e Gazës.

Një burim për AFP në një spital në enklavën e vogël bregdetare, ku lëvizja islamike palestineze Hamas ka sunduar që nga viti 2007, konfirmoi lajmin dhe sqaroi se bombardimet ndodhën “në kampin e refugjatëve Jebna në Rafah dhe në periferi të As Salam”.

Më herët ushtria izraelite kishte njoftuar se tre ushtarë izraelitë u vranë dhe 12 u plagosën nga raketat e lëshuara nga Hamasi në zonën e kalimit Kerem Shalom.

Sipas informacioneve 3 ushtarë janë në gjendje të rëndë.

Brigadat Ezzedine al-Qassam morën përgjegjësinë për sulmin në Kerem Shalom.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!