Sulmet izraelite në Liban, shkon në 558 numri i viktimave

schedule12:25 - 24 Shtator, 2024

schedule 12:25 - 24 Shtator, 2024

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në të gjithë Libanin që nga e hëna është rritur në 558, duke përfshirë 50 fëmijë dhe 94 gra, sipas ministrit të Shëndetësisë të Libanit, Firass Abiad.

Ai shtoi se të paktën 1,835 njerëz u plagosën në sulmet ajrore izraelite që goditën Bejrutin dhe Libanin jugor, shkruan Al Jazeera.

Numri i njerëzve të plagosur është rritur nga 1,645 në 1,835./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!