Shtatë palestinezë janë vrarë sot nga një sulm ajror izraelit në një shtëpi në Gaza.
Palestinezët po largohen nga Gaza pasi Izraeli urdhëroi gati gjysmën e popullsisë të evakuohej nga jugu dhe kreu sulme të kufizuara tokësore përpara një ofensive të pritshme tokësore.
Ndërkohës sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë, 324 palestinezë janë vrarë dhe 1000 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithsej të paktën 2,215 janë vrarë në Gaza që nga e shtuna e kaluar ndërsa 8714 të tjerë janë plagosur në zonë. Ndërkohë në Bregun Perëndimor janë vrarë 54 persona dhe 11 të tjerë janë plagosur.
/abcnews.al