Sulmet izraelite në Bregun Perëndimor, vritet aktivistja turko-amerikane

schedule15:17 - 6 Shtator, 2024

schedule 15:17 - 6 Shtator, 2024

Aktivistja 26-vjeçare turke-amerikane, Eisenur Ezgi Eggi u qëllua në kokë nga ushtria izraelite gjatë një operacioni shumëditor dhe vdekjeprurës në Bregun Perëndimor.

26-vjeçarja është aktivistja e tretë që vritet në territoret palestineze. Ajo u qëllua nga ushtarët izraelitë në Beita, një qytet në jug të Nablusit. Sipas burimeve, aktivistja u dërgua me urgjencë në spitalin Rafidiya në Nablus por pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore për ta shpëtuar, ajo humbi jetën.

/abcnews.al