Sulmet e vazhdueshme në Mariupol po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar civilët e bllokuar

schedule10:54 - 19 Mars, 2022

schedule 10:54 - 19 Mars, 2022

Kryetari i bashkisë së Mariupolit tha se luftimet në qendër të qytetit po pengojnë përpjekjet për të shpëtuar qindra njerëz të bllokuar brenda bodrumit të një teatri që u bombardua nga Rusia të mërkurën, shkruan BBC.

Sipas Vadym Boychenko, ekipet mund të evakuojnë njerëzit vetëm në momente kur nuk ka luftime.

Ka sulme të vazhdueshme  dhe forcat ruse po përdorin të gjitha llojet e armëve”, tha ai. “Forcat tona po bëjnë gjithçka për të mbrojtur qytetin dhe pozicionimin tonë, por forcat e armikut janë më të mëdha se tonat, për fat të keq”.

Të premten, autoritetet thanë se 130 njerëz kishin arritur të largoheshin dhe se më shumë se 1,000 ndodheshin të bllokuar në bodrum. Rusia ka mohuar se ka bombarduar ndërtesën, pavarësisht paralajmërimeve se ishte një zonë civile.

Boychenko tha gjithashtu se 40,000 njerëz kishin arritur të largoheshin nga qyteti në pesë ditët e fundit dhe se 20,000 të tjerë presin të evakuohen.

/abcnews.al