Sulmet e SHBA/ Starmer: Programi bërthamor i Iranit është kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare

schedule09:37 - 22 Qershor, 2025

schedule 09:37 - 22 Qershor, 2025

MBRETËRI E BASHKUAR- Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, është shprehur se SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të “zbutur” “kërcënimin e rëndë” të programit bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë, Starmer thotë se  programi bërthamor i Iranit është kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare.

“Programi bërthamor i Iranit është një kërcënim serioz për sigurinë ndërkombëtare. Iranit nuk mund t’i lejohet kurrë të zhvillojë një armë bërthamore dhe SHBA-të kanë ndërmarrë veprime për të zbutur këtë kërcënim.”, theksoi ai.

Ai i ka bërë thirrje Iranit të kthehet sa më shpejt në tryezën e negociatave për të arritur një marrëveshje, e cila do t’i jepte fund kësaj krize.

“Situata në Lindjen e Mesme mbetet e paqëndrueshme dhe stabiliteti në rajon është një përparësi. Ne i bëjmë thirrje Iranit të kthehet në tryezën e negociatave dhe të arrijë një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund kësaj krize”, tha ai. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!