Sulmet e Rusisë në qytetet e Ukrainës, shefja e KE-së zotohet të qëndrojë pranë Kievit

schedule15:35 - 10 Tetor, 2022

schedule 15:35 - 10 Tetor, 2022

Liderët ndërkombëtarë kanë vijuar që të reagojnë ashpër ndaj sulmeve në Kiev dhe në qytete të tjera ukrainase mëngjesin e së hënës.

Presidentja e Këshillit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në një postim në Twitter të hënën se është “shokuar nga sulmet mizore në qytetet ukrainase.”

“Rusia e Putinit i ka treguar sërish botës se çfarë përfaqëson: brutalitetin dhe terrorin. E di që ukrainasit do të qëndrojnë të fortë. Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet, me të gjitha mjetet që kemi”, shkroi shefja e KE-së në Twitter.

Ndërkohë, Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkroi të hënën në Twitter se ajo që po ndodh tani në Kiev është e pështirë.

“I tregon botës sërish, regjimin me të cilin po përballemi: Një që shënjestron pa dallim. Një që sjell tmerr dhe vdekje mbi fëmijët. Kjo është kriminale. Ata do të mbajnë përgjegjësi. Ukraina do të fitojë. Evropa nuk do të qëndrojë duarkryq.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!