Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sulmet e Izraelit, terrorizëm”/ Erdogan: Irani po mbron veten

schedule13:35 - 18 Qershor, 2025

schedule 13:35 - 18 Qershor, 2025

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha të mërkurën se Irani po mbronte veten kundër sulmeve të paligjshme dhe “të çmendura” të Izraelit dhe asaj që ai e quajti “terrorizëm shtetëror”.

Ai shtoi se vetëmbrojtja e Iranit ishte e natyrshme, ligjore dhe legjitime, shkruan Reuters.

Duke folur para anëtarëve të Partisë së tij në pushtet, AK në parlament, Erdogan tha gjithashtu se Izraeli kishte sulmuar fqinjin e Turqisë, Iranin, pa pritur përfundimin e bisedimeve bërthamore midis Uashingtonit dhe Teheranit, duke shtuar se Ankaraja dëshironte të shihte çështjet të zgjidheshin përmes diplomacisë.

Ai deklaroi se Turqia ishte e gatshme të kontribuonte në një zgjidhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!