Sulmet e Iranit ndaj Izraelit, Karamuço: Hezbollah i lidhur me Iranin dhe Libanin, goditja me raketa e parapërgatitur

schedule09:35 - 2 Tetor, 2024

schedule 09:35 - 2 Tetor, 2024

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për sulmet e Iranit ndaj Izraelit.

Gjatë intervistës së studio në këtë situatë, Rusia është një nga vendet që i intereson që konflikti të zhvendosej në këtë pikë.

“Rusi siç kërkon të hapë vatra konflikti në Ballkan e kishte më të lehtë në Lindjen e Mesme. Hezbollah në vetvete është i lidhur edhe me Iranin edhe me Libanin dhe ka pasur furnizim me raketa nga Irani me teknologji edhe dronësh rus. Plani që është tani, “që do të hysh në Liban” do të thotë që është një skenar i parapërgatitur. Këto gjëra janë shkruar para gjashtë muajsh, e konfirmuar kjo. Dhe Izraeli e dinte që do të ndodhte sulmi. Por duhet thënë që në Gaza po bëhen krime. Deri tani Egjipti po mban qëndrim neutral, Emiratet po rrinë të tërhequra. Gjithë vëmendja tani kalon në Lindjen e Mesme…Rusisë i intereson zhvendosja e fokusit në një tjetër rajon dhe kjo është një nga objektivat që ka pasur që në krye të vitit që të hapë një vatër tjetër”, ka thënë ai.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!