Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Hasani: Qëndrojmë krah aleatit tonë strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e vlerave demokratike

schedule08:34 - 11 Shtator, 2024

schedule 08:34 - 11 Shtator, 2024

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka kujtuar sot 23-vjetorin e sulmeve terroriste mbi kullat binjake në SHBA. Në një postim në X, ministri thotë se Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes.

Ministri Igli Hasani në platformën X:

Sot nderojmë kujtimin e jetëve të pafajshme të humbura në sulmet e 11 shtatorit 2001 dhe reflektojmë mbi guximin, dhembshurinë dhe solidaritetin që u shfaq në përgjigje të tyre.



Shqipëria qëndron përkrah aleatit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike, stabilitetit dhe paqes.

 

 

Më 11 shtator 2002, u kryen katër sulme vdekeprurëse të koordinuara terroriste islamike nga al-Kaeda kundër Shteteve të Bashkuara në 2001. Në atë mëngjes, 19 terroristë rrëmbyen katër avionë komercialë të planifikuar të udhëtonin nga Bregu Lindor në Kaliforni. Rrëmbyesit rrëzuan dy avionët e parë në Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në qytetin e Nju Jorkut.

Ekipi i tretë arriti të godasë Pentagonin, selinë e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së në Arlington County, Virxhinia, ndërsa avioni i katërt u rrëzua në Pensilvani gjatë një revolte pasagjerësh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!