Tre palestinezë u vranë në orët e para të mëngjesit nga ushtarët izraelitë në kampin e refugjatëve Balata, në Bregun Perëndimor, sipas një njoftimi të autoriteteve palestineze.
Njësitë e ushtrisë izraelite sulmuan kampin Balata në qytetin e Nablusit, madje penguan hyrjen e ambulancave, njoftoi agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA.
/abcnews.al