Sulme kibernetike në terminalet e naftës në Evropën Veriore

schedule14:04 - 3 Shkurt, 2022

schedule 14:04 - 3 Shkurt, 2022

Gjatë 24 orëve të fundit një seri sulmesh kibernetike janë regjistruar në disa terminale të naftës në Evropën Veriore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se të paktën 6 terminale nafte në portet detare të Antwerp, Gent, Terneuzen dhe Amsterdam janë goditur nga një sulm kibernetik.

Sabotimi i qëllimshëm i tregtisë evropiane të naftës filloi më 29 janar me sulme kibernetike kundër njëmbëdhjetë qendrave të tankeve të naftës në Gjermani, një nga furnizuesit kryesorë që furnizon Shell.

Ndërkohë autoritetet belge, holandeze dhe gjermane kanë hapur disa hetime për të identifikuar personat përgjegjës për sulmet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!