Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm përrallor te Reali, Perez me plan të qartë për “çmendurinë” e dyfishtë

schedule20:18 - 9 Shkurt, 2021

schedule 20:18 - 9 Shkurt, 2021

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë një boshllëk të madh te Real Madrid. Drejtuesit e klubit menduan se u zëvendësuan yllin portugez me Eden Hazard, por ky i fundit nuk po ia del të lërë shenjën e tij te “Los Blancos”.

Florentino Perez është lodhur me oshilacionet e shumta të ekipit dhe ka vendosur të bëjë një revolucion të madh në merkaton e verës. Ëndrra e kahershme quhet Kylian Mbappe, por presidenti nuk mjaftohet me kaq.

 

Mbappe dhe Haaland

Në Spanjë raportojnë se Reali do të nisë ofensivën edhe për Erling Haaland, goleadorin norvegjez të Dortmund. Goditja e dyfishtë kërkon një sforco ekonomike dhe Perez ka vendosur të shesë gjysmën e skuadrës.

Emra si Isco, Raphael Varane, Eder Militao, Mariano Diaz dhe Marcelo kanë përfunduar në merkato, teksa do të vazhdojnë të mbeten në huazim Odegaard, Jovic dhe Dani Ceballos. Një tjetër “sakrificë” do të jetë ajo e Casemiros.

Te Reali po mendojnë të përfshijnë “luftëtarin” e mesfushës në operacionin që do të sillte zbarkimin e Mbappe në “Santiago Bernabeu”. Mesazhi është i qartë: Reali do të bëjë gjithçka për të formuar një sulm fenomenal me Mbappe dhe Haaland. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!