Ushtria amerikane njoftoi në orët e para të së enjtes se ka thyer një sulm të rebelëve Houthi nga Jemeni duke shkatërruar 9 dronë pa pilot dhe dy dronë lundrues në Detin e Kuq.
Ata gjithashtu raportuan se Houthit kanë lëshuar një raketë balistike kundër anijeve të koalicionit, por nuk ka të lënduar apo dëme.
“Dronët u konsideruan se përbënin një kërcënim të menjëhershëm për SHBA-në, forcat e koalicionit ndërkombëtar dhe anijet tregtare në zonë”, tha përmes një postimi në platformën X, shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA, i cili është përgjegjës për operacionin.
/abcnews.al