Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi të ndodhur në 3 qendrat e masazhit në Atalanta.
Mediat amerikane bëjnë me dije se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Robert Long , 21 vjeç i cili është arrestuar vetëm disa orë pas ngjarjes në Gjeorgjinë Jugperëndimore.
Ndër të t’ja raportohet se identifikimi i tij është bërë përmes pamjeve nga kamerat e sigurisë, ku duket se sulmi në tre qendrat e masazhit ka ndodhur nga i njëjti person.
Dy nga të sulmet ndodhën në dy qendra masazhi në verilindje të Atlantës dhe tjetri ndodhi rreth 30 milje larg në Cherokee County në veriperëndim të qytetit.
Ndërkohë mes viktimave janë 6 gra aziatike dhe dyshohet se një ndër shkaqet kryesore të sulmit është urrejtja kundër aziatikëve, që është rritur shumë së fundmi në SHBA. e.su./abcnews.al