Një sulm me granatë ka ndodhur në qytetin Karaçi të Pakistanit, duke lënë të plagosur rreth 30 persona. Sipas mediave të huaja, sulmi ndodhi gjatë një tubimi të mërkurën. Të plagosurit u dërguan në spitale, ndërsa bëhet e ditur se njëri prej tyre ishte në gjendje kritike, deklaroi një zyrtar nga departamenti i shëndetësisë së provincës.
“Një granatë u lëshua në tubim, duke shkaktuar edhe lëndime tek njerëzit”, tha shefi i policisë në Karaçi, Ghulam Nabi Memon.
Sulmi besohet se ka ndodhur nga Ushtria Revolucionare e Sindhuhdesh, një grup separatist i cili u bë aktiv muajt e fundit./ abcnews.al