Të paktën gjashtë persona janë vrarë në bombardimet gjatë natës në një qendër tregtare në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ndërtesa 10-katëshe u godit nga një shpërthim i fuqishëm, ndërkohë pjesa më e madhe e saj është shkatërruar, sipas The Guardian
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi raportet duke thënë se u dëgjuan “disa shpërthime”, duke shpërndarë një foto të shpërthimit.
Lexo KËTU të gjitha zhvillimet

Fqinjët në një bllok tjetër ndërtesash, dritaret e të cilit u thyen nga shpërthimi thanë se kishin parë një raketë pranë qendrës tregtare disa ditë më parë.
Друзі! Кілька вибухів у Подільському районі столиці. Зокрема, з інформації на даний момент,деякі будинки та на території одного з торгових центрів. Рятувальники, медики і поліція вже на місці. pic.twitter.com/qDjaEhGyj9
— Віталій Кличко (@Vitaliy_Klychko) March 20, 2022
Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë në rrënoja për viktima të tjera.
/abcnews.al

