Sulm në Bagdad, 13 të vrare dhe disa të plagosur

schedule11:37 - 21 Janar, 2021

schedule 11:37 - 21 Janar, 2021

Të paktën 13 persona kanë vdekur në Bagdadin qendror, si pasojë e një sulmi kamikaz. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe disa të tjerë, njoftoi televizioni shtetëror.

Ky është sulmi i parë vetëvrasës në kryeqytetin irakian në 18 muaj.

Një zëdhënës ushtarak tha se bombarduesit shpërthyen në një treg veshjesh në sheshin Tayaran, në Bab al-Sharqi, ndërsa ishin ndjekur nga forcat e sigurisë.

Asnjë grup nuk ka pohuar se ishte pas shpërthimeve. Por militantët e Shtetit Islamik kanë kryer shumë sulme të ngjashme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!