Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Incident në aeroportin Heathrow në Londër/ Hidhet spraj ndaj pasagjerëve, arrestohet një person

schedule11:44 - 7 Dhjetor, 2025

schedule 11:44 - 7 Dhjetor, 2025

Një incident i rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në Aeroportin Heathrow në Londër, në parkimin shumëkatësh të Terminalit 3.

Policia tha se numër personash u spërkatën me spraj djegës nga një grup burrash, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja.

Oficerët e armatosur ndërhynë shpejt dhe arrestuan një person të dyshuar për sulm, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e tjerë të përfshirë.

“Ngjarja duket të ketë ndodhur mes personave që njiheshin me njëri-tjetrin, dhe një debat është përshkallëzuar duke shkaktuar plagosjen e disa prej tyre. Oficerët tanë reaguan me shpejtësi. Nuk po e trajtojmë incidentin si akt terrorizmi”, tha shefi i policisë, Peter Stevens.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!