Dy persona kanë vdekur mbrëmjen e së shtunës në Francë, si pasojë e një sulmi të shumëfishtë të ndodhur në zemër të Parisit. Mediat franceze bëjnë të ditur se një person ka sulmuar me thikë njerëzit në zonën e Operës, para se të qëllohej për vdekje nga agjentët e policisë.
Si pasojë e agresionit, katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve nuk u ka mbijetuar dot plagëve, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se njerëzit e pranishëm janë përfshirë nga paniku dhe janë strehuar brenda nëpër restorante. Ndërkohë, policia vetëm ka konfirmuar sulmin e ndodhur por nuk ka dhënë asnjë detaj mbi të./abcnews.al