Tre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur në Angli. Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reading në Angli ku 3 persona kanë mbetur të vdekur si dhe 3 të tjerë janë plagosur rëndë.
Autori i këtij sulmi dyshohet se është një 25-vjeçar nga Reading, i cili ka rënë në prangat e policisë. Sulmi ndodhi në kopshtet Forbury rreth orës 19:00 sipas orës lokale, ku u goditën me thikë disa persona.
Ndërkohë mësohet se aktualisht policia nuk po e trajton rastin si një sulm terrorist, por për të ndjekur hetimet janë thirrur edhe oficerët e anti-terrorit./abcnews.al