Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e Francës, Paris, ku raportohet se 6 persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në stacionin qendror hekurudhor të Parisit. Policia hapi zjarr ndaj një “personi të rrezikshëm” që plagosi udhëtarët në një nga stacionet kryesore hekurudhore të Parisit, Gare du Nord, të mërkurën.
Un individu a blessé plusieurs personnes ce matin à la Gare du Nord. Il a rapidement été neutralisé. Merci aux forces de l’ordre pour leur réaction efficace et courageuse.
— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) January 11, 2023
Mësohet se, trafiku është i ndërprerë në zonat e nisjes dhe mbërritjes së Paris Nord. Sipas mediave vendase, Policia duket se ka hapur zjarr kundër një personi të rrezikshëm që plagosi udhëtarët në Gare du Nord.
Sipas policisë, agresori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa ende nuk dihet saktësisht se sa persona janë lënduar nga ky sulm.
/abcnews.al

