Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, dy të plagosur

schedule14:13 - 8 Korrik, 2024

schedule 14:13 - 8 Korrik, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një stacion treni në Shtutgart, Gjermani, ku si pasojë e një sulmi me thikë kanë mbetur të plagosur dy persona. Autori tentoi të arratisej, por u arrestua një orë më vonë nga efektivët e policisë që ndodheshin në zonë.

Sipas gazetës BILD, i arrestuari është një 26-vjeçar gjerman dhe autoritetet nuk besojnë se sulmi ka pasur motiv terrorist.

“Aktet e dhunës na prekin të gjithëve dhe në ditët në vijim do të koordinohemi me policinë federale për të rritur numrin e oficerëve të policisë në stacione”, tha një zëdhënës i Hekurudhave Gjermane.

Këto ditë, për shkak të Kampionatit Europian të Futbollit, është shtuar prania e policies, kryesisht në vendet ku mblidhen shumë njerëz dhe në aeroporte e stacione hekurudhore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!