Sulm me thikë në një spital në Francë, humb jetën infermierja

schedule11:40 - 23 Maj, 2023

schedule 11:40 - 23 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në një spital në Francë, ku një burrë ka qëlluar me thikë për vdekje një infermiere dhe ka plagosur  një tjetër

“Sapo mësova me pikëllim të madh vdekjen e Karen, një infermiere 38-vjeçare që u sulmua dje në Rennes”, shkroi në Twitter ministri francez i Shëndetësisë, Francois Bron.

Autori 59-vjeç u arrestua menjëherë. Ai ka qenë i akuzuar më parë për përdhunim, por u shpall i pafajshëm në qershor 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!