Sulm me thikë në një qendër tregtare në Izrael, plagosen 2 persona

schedule11:47 - 3 Korrik, 2024

schedule 11:47 - 3 Korrik, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izrael, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë, një prej të cilit në gjendje të rëndë.  Sulmi ndodhi në një qendër tregtare në qytetin izraelit Karmiel.

Të plagosurit janë dy të rinj të moshës 20 vjeç.

Policia ka neutralizuar sulmuesin ndërsa sulmi fillimisht është cilësuar si akt terrorist.

Disa muaj më parë  një person u vra dhe 6 të tjerë mbetur plagosur në një sulm terrorist në Tel Aviv të Izraelit. Një makinë u përplas me një grup njerëzish pranë një parku.

Nxitja e sulmeve terroriste vijnë në një kohë tensionesh të rritura pas sulmeve izraelite mbi objektivat militantë palestinezë si në Gaza ashtu edhe në Liban.

/abcnews.al