Sulm me thikë në Londër/ Një i vrarë dhe dy të plagosur

schedule16:41 - 10 Nëntor, 2024

schedule 16:41 - 10 Nëntor, 2024

Një burrë u vra dhe dy të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në jug të Londrës.

Sipas Policisë Metropolitane, sulmi ndodhi të dielën në mëngjes në East Street Market, jo shumë larg Walworth Road në Londrën Jugore, shkruan BBC.

Në vendngjarje janë gjetur tre persona të lënduar, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Dy të tjerët, një burrë dhe një grua janë transportuar në spital, ndërsa për momentin nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, një burrë rreth të 60-ave është arrestuar.

“Fatkeqësisht, mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një person dhe efektivët tanë të policisë po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarje dhe mbështetjen e familjes së tij. Ngushëllimet e mia të sinqerta”, tha komandanti i policisë Peter Stevens.

Oficerët e policisë arrestuan shpejt një person i cili dyshohet për këtë sulm. “Hetimet janë duke vazhduar, por për momentin nuk po kërkojmë të dyshuar të tjerë”, thotë ai.

Detektivët kanë konfirmuar se ata nuk po e trajtojnë këtë sulm si një akt terrorist.

Policia po punon për identifikimin e të vrarës për të njoftuar familjen e tij.

“Dua të falënderoj ata që tashmë kanë ndarë njohuritë e tyre me policinë. I bëj thirrje kujtdo që ka informacion, filmim apo dëshmitar të kësaj ngjarjeje dhe nuk ka folur ende me policinë, të na kontaktojë”, shtoi komandanti Stevens./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!