Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Londrës, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona. Incidenti ndodhi në orën 9:46, pranë stacionit të metrosë Liverpool Street, sipas mediave të huaja.
Sipas informacioneve, 3 persona u goditën me thikë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Sipas raportimeve, dy persona me kapuç u përpoqën të vidhnin celularin e një kalimtari. Më pas, dy kalimtarë u përpoqën të ndalonin grabitjen dhe u goditën me thikë.
Mësohet se autorët e sulmit janë arratisur.
/abcnews.al