Nëntë persona u goditën me thikë dhe katër të tjerë u plagosën nga një makinë e drejtuar nga sulmuesi sot në qytetin Seongnam, afër Seulit, kryeqyteti i Koresë së Jugut, sipas një njoftimi të policisë.
Sipas të njëjtave informacione, një person është arrestuar. Sulmi ndodhi pranë stacionit Seohyun, një zonë rreth 20 km nga Seuli.
Policia tha se 12 të plagosurit janë shtruar në spital, ndërsa motivi i sulmit ende nuk dihet.
Incidenti ndodhi disa ditë pas një sulmi tjetër me thikë në Seul, në të cilin një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën.
/abcnews.al