Një tjetër sulm me thikë ka ndodhur këtë të hënë në Erfurt të Gjermanisë.
Një person ka goditur me thikë dy të tjerë në mes të rrugës. Të dy personat e plagosur janë transportuar menjëherë në spital.
Lexo edhe: VIDEO/Sulm me thikë në Gjermani, të paktën tre viktima dhe gjashtë të plagosur
Mësohet se autori i ngjarjes i cili dyshohet të jetë midis moshës 20-30-vjeç, ka arritur ti largohet policisë.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Gjermani, një person sulmoi me thikë qytetarët në rrugë, duke plagosur 6 persona, ndërsa la të vdekur 3 të tjerë./abcnews.al/


