Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me thikë në Gjermani, disa të plagosur

schedule21:39 - 18 Prill, 2023

schedule 21:39 - 18 Prill, 2023

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në qytetin gjerman, Dusburg, meqë disa persona janë plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër fitnesi. Policia ka thënë se situata ende është e paqartë.

Një zëdhënës policor e ka konfirmuar se operacioni është duke u kryer nga policia e qytetit të afërt Esen, dhe qytetarëve u është bërë thirrje që ta shmangin zonën e sulmit. “Ne jemi në skenën e sulmit me përforcime”, ka thënë Policia e qytetit Esen në Twitter.

Transmetuesi publik WDR, ka raportuar se dy autorët e sulmit, i kanë therur me thikë vizitorët, në një qendër fitnesi. Sipas informacioneve të gazetave gjermane, i dyshuari, apo të dyshuarit, ende janë në arrati.

Autoritetet nuk kanë dhënë shifrën e saktë të të plagosurve. Arsyeja e sulmit, po ashtu, nuk dihet ende./REL

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!