Sulm me thikë në 1 park në Britaninë e Madhe: Tre viktima, dy persona në gjendje kritike

schedule23:30 - 20 Qershor, 2020

schedule 23:30 - 20 Qershor, 2020

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë në parkun Reading, Britani e Madhe, të shtunën mbrëma. Lidhur me ngjarjen një person është vënë në pranga.

Tre personat humbën jetën në vend, ndërsa dy të tjerë raportohet të jenë në gjendje kritike në spital. Ngjarja ka ndodhur dy orë pas protestës anti-racizmit “Black Lives” në atë zonë.

Të paktën dy të lënduar me plagë thike janë dërguar në spital pas një “incidenti serioz” Forbury Gardens.

Një video shqetësues e postuar në mediat sociale tregonte katër persona të plagosur, të shtrirë në bar ndërsa oficerët e policisë u jepnin ndihmën e parë. /abcnews.al/