Forcat ruse sulmuan me raketa Chernihiv, në veri të Ukrainës, të mërkurën, duke shkaktuar 10 viktima dhe disa të plagosur.
“Armiku goditi Chernihiv me raketa. Ka viktima dhe të plagosur”, tha në një deklaratë kreu i administratës rajonale të Chernihiv, Vyacheslav Tsaus.
“Raportohet për 10 të vdekur, ka shumë të plagosur. Ekipet e shpëtimit po punojnë tani, mjekët tanë po punojnë dhe po ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme. Është ngritur një seli dhe do të jepet e gjithë ndihma e nevojshme”, tha ai.
Chernihiv this morning. pic.twitter.com/dW87T9WfhM
— Aldin ?? (@aldin_aba) April 17, 2024
Më herët, u dëgjuan sirenat e alarmit në Chernihiv dhe Kiev (në kufirin e dy rajoneve), si dhe në rajone të tjera të Ukrainës.
Chernihiv është kryeqyteti i rajonit me të njëjtin emër në Ukrainën veriore, pranë kufirit me Bjellorusinë, dhe ka qënë fokusi i luftimeve gjatë fazës së parë të pushtimit rus në 2022.
Popullsia e tij para fillimit të pushtimit rus vlerësohej në rreth 300,000.
/abcnews.al