Forcat ruse nuk ndalin sulmet ndaj Ukrainës. Një sulm me raketa në një kompani në Kharkiv ka shkaktuar të paktën 6 viktima dhe 14 të plagosur, sipas guvernatorit rajonal Oleh Sinekhubov.
⚡️ Russian missile attack on post terminal in Kharkiv Oblast kills 6, injures 14. pic.twitter.com/MLacUzmzuW
— UNITED24media (@United24media) October 21, 2023
Gjatë sulmit me raketa në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, u goditën objektet e kompanisë private Nova Poshta, tha guvernatori i Kharkiv në një postim në platformën Telegram.
Duke denoncuar goditjen ndaj infrastrukturës civile, Sinekhubov theksoi: “Rusët kanë përhapur edhe një herë terror në popullatën paqësore të Kharkiv”. Pamjet nga skena e sulmit tregojnë një ndërtesë me xhama të thyer dhe rrënoja.
/abcnews.al