Sulm me raketa në rajonin e Donetsk, 2 të vrarë dhe 29 të plagosur

schedule14:04 - 27 Mars, 2023

schedule 14:04 - 27 Mars, 2023

Sipas guvernatorit Pavlo Kyrylenko, qyteti i rajonit të Donetskut u godit mëngjesin e sotëm nga sulmet me raketa, duke shkaktuar të paktën dy viktima dhe 29 të plagosur.

Dy raketa ruse S-300 goditën qendrën e qytetit, duke dëmtuar ndërtesa administrative dhe zyra, pesë ndërtesa të larta dhe shtatë shtëpi. Aktualisht është duke u zhvilluar një operacion shpëtimi në Sloviansk.

Presidenti Zelenskyy publikoi një video që supozohet se tregon pasojat e sulmit në Telegram.

“Armiku duhet ta dijë se Ukraina nuk do të falë abuzimin e popullit tonë, nuk do t’i falë këto vrasje dhe lëndime. Të gjithë terroristët rusë do të mposhten. Të gjithë të përfshirë në këtë agresion do të mbajnë përgjegjësi,” shkroi Zelensky.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!