Sulm me raketa në ambasadën amerikane në Bagdad

schedule22:02 - 17 Nëntor, 2020

schedule 22:02 - 17 Nëntor, 2020

Të paktën dy raketa goditën “Zonës e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit të martën, thanë dy zyrtarë irakianë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur të paktën dy persona. Zyrtarët thanë se raketat goditën “Zonës e Gjelbër”, selia e qeverisë së Irakut dhe zona e ambasadave të huaja duke përfshirë atë të SHBA.

Një zyrtar tha se kishte dy raketa, ndërsa një tjetër deklaroi se ishin katër. Ata kanë folur për mediat e huaja në kushte anonimiteti.

Zyrtarët thanë se dy anëtarë të personelit të sigurisë irakiane u plagosën në sulm.

Sulmet e shpeshta që synojnë ambasadën kanë çuar Uashingtonin të kërcënojë të mbyllë misionin e tij diplomatik të Bagdadit dhe shkaktoi një krizë diplomatike para zgjedhjeve federale të SHBA.

Në mes të tetorit, grupet e milicisë të mbështetur nga Irani njoftuan se do të ndalnin përkohësisht sulmet që synonin praninë amerikane në Irak, përfshirë ambasadën, me kusht që trupat e koalicionit të drejtuara nga SHBA të tërhiqen nga vendi. g.v/abcnews.al