Së paku, 10 viktima dhe 12 të plagosur, është bilanci i një sulmi të dyfishtë me autobombë në Afganistan. Policia afgane, konfirmoi vdekjen pas shpërthimit të një makinë bombë të 6 policëve dhe plagosjen e 6 të tjerëve në provincën e Kandaharin Jugor. Ndërkohë, një makinë bombë e dytë ka shpërthyer duke vrarë 4 civilë dhe plagosur 6 të tjerë në provincën perëndimore të Heratit. Zyrtarët vendas, dyshojnë se përgjegjësia e sulmit të parë mund të jetë e talebanëve, ndërsa sulmi i dytë është marrë përsipër nga Shteti Islamik./abcnews.al