Sulm me hanxhar jashtë një klubi nate në Oslo, 4 të plagosur

schedule11:26 - 2 Korrik, 2023

schedule 11:26 - 2 Korrik, 2023

Katër persona janë plagosur në Norvergji pas një sulmi me hanxhar nga një 20 vjeçar.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në qendër të Oslos, ku është kërkuar ndërhyrja e policisë për të shuar përleshjen, ku u plagosën katër truproja jashtë një klubi.

Një nga katër të plagosurit u dërgua në spital.

Sipas raportimeve nga transmetuesi publik norvegjez, Nrk, policia përjashton një lidhje të natyrës terroriste dhe incidenti nuk duket të jetë i lidhur me festimet e Krenarisë të mbajtur të shtunën./abcnews.al