Sulm me dron ukrainas në Rusi/ Pezullohen fluturimet, një i vdekur

schedule10:08 - 10 Shtator, 2024

schedule 10:08 - 10 Shtator, 2024

Fluturimet në aeroportet Domodedovo, Zhukovo dhe Vnukovo të Moskës u pezulluan sot për arsye sigurie, pas sulmeve me dronë. Ndërkohë një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë nga një sulm ukrainas mbrëmë në rajonin e Moskës, njoftoi guvernatori i rajonit.

Dhjetra banorë u evakuuan nga një bllok apartamentesh i dëmtuar rëndë, thanë zyrtarët. Ndërkohë, njësitë e mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar 144 dronë ukrainas mbi nëntë rajone ruse gjatë natës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!