Sulm me dron në Sudan, raportohet për 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

schedule09:15 - 3 Prill, 2024

schedule 09:15 - 3 Prill, 2024

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe 30 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me dronë në Sudan.

“Një zjarr shpërtheu në Atbara pas një sulmi me dron gjatë iftarit”, tha një dëshmitar.

Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lufta, e cila shpërtheu më 15 prill midis kreut të forcave të armatosura, Abdel Fattah al-Burhan, dhe zëvendësshefit të tij të atëhershëm, gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo, kreut të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe 8.5 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit.

Por deri dje luftimet nuk kishin arritur në Atbara, ku njësitë e ushtrisë janë stacionuar për të mbrojtur qytetin me rëndësi strategjike në rrugën për në Port Sudan, në Detin e Kuq.

Paraushtarakët, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të kryeqytetit dhe pjesë të mëdha të vendit, janë të pajisur me dronë, por pozicionet e tyre janë rreth 250 km nga Atbara në rrugën nga Khartoum.

Në të gjithë vendin, paraushtarakët, si forcat e armatosura, vazhdojnë të bllokojnë hyrjen e ndihmave humanitare dhe të kufizojnë lirinë e lëvizjes së civilëve. Kjo shpërfillje e hapur për jetët e civilëve po përkeqëson krizën humanitare dhe refugjatëve në Sudan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!