Sulm me dron në një akademi ushtarake në Siri, të paktën 100 të vdekur dhe 240 të plagosur

schedule09:11 - 6 Tetor, 2023

schedule 09:11 - 6 Tetor, 2023

Një sulm me dron në një akademi ushtarake në provincën Homs të Sirisë gjatë një ceremonie diplomimi ka vrarë të paktën 100 njerëz dhe ka plagosur 240 të tjerë.

Ishte një nga sulmet më të përgjakshme ndonjëherë kundër një ushtrisë siriane dhe i paprecedentë në përdorimin e dronëve të armatosur në një vend që është përballur me 12 vjet luftë civile.

Ministria e mbrojtjes dhe e jashtme e Sirisë u zotuan se do të marrin masat për këtë sulm të përgjakshëm. Forcat qeveritare siriane bombarduan zonën e Idlibit të kontrolluar nga opozita gjatë gjithë ditës.

Ministri i mbrojtjes i Sirisë mori pjesë në ceremoninë e diplomimit, por u largua disa minuta para sulmit, sipas një burimi sirian të sigurisë. Disa prej trupave po digjeshin dhe disa të tjerë ishin ende në flakë.

Konflikti i Sirisë filloi me protesta kundër presidentit Bashar al-Assad në vitin 2011, por u shndërrua në një luftë gjithëpërfshirëse që ka lënë qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur.

Ushtria siriane është shkatërruar nga luftimet dhe është mbështetur ushtarakisht nga Rusia dhe Irani, si dhe nga luftëtarët e mbështetur nga Teherani nga Libani, Iraku dhe vende të tjera.

Assad rifitoi pjesën më të madhe të vendit, por një pjesë në veri në kufi me Turqinë ende është në kontroll nga grupet e armatosura të opozitës, duke përfshirë luftëtarët xhihadistë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!