Sulm me dron në Bagdad, vritet një komandant i lartë i militantëve të mbështetur nga Irani

schedule23:15 - 7 Shkurt, 2024

schedule 23:15 - 7 Shkurt, 2024

Ushtria amerikane tha të mërkurën se Forcat e Komandës Qendrore kryen një sulm në Irak, duke vrarë një komandant të grupit Kataib Hezbollah, i cili sipas njoftimit të Komandës Qendrore ishte përgjegjës për planifikimin dhe pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në sulmet ndaj forcave amerikane në rajon.

Sipas njoftimit në platformën X, goditja ishte në përgjigje të sulmeve ndaj ushtarëve amerikanë.

“Për momentin nuk ka të dhëna për pasoja të tjera ose viktima civile”, thotë Komanda Qendrore.

Sulmi me dron në Bagdad, kishte në shënjestër Wissam Mohammad al-Saadin, komandant i lartë i grupit militant të mbështetur nga Irani, i tha Zërit të Amerikës një zyrtar amerikan.

Sulmi vuri në shënjestër një makinë në kryeqytetin irakian të mërkurën në mbrëmje, duke vrarë tre anëtarë të grupit militant Kataib Hezbollah, përfshirë komandantin e lartë, thanë zyrtarët amerikanë. Sulmi nodhi në një rrugë kryesore në lagjen Mashtal në Bagdadin lindor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!