Sulm me bombë në një stacion hekurudhor në Pakistan, 24 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

schedule08:30 - 9 Nëntor, 2024

schedule 08:30 - 9 Nëntor, 2024

Të paktën 24 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën në një shpërthim me bombë në një stacion hekurudhor në qytetin jugperëndimor pakistanez Quetta, tha një zyrtar i policisë për Reuters.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur pranë biletave pak para nisjes së një treni, ku më shumë se 100 njerëz ishin duke pritur.

“Shpërthimi ndodhi brenda stacionit hekurudhor, kur një tren ekspres për në Peshawar ishte gati të largohej nga stacioni për në destinacionin e tij”, tha drejtori i policisë lokale Muhammad Baloch.

Sulmi u mor përsipër nga Ushtria Çlirimtare e Balochistanit (BLA), një grup separatist etnik Baloch.

/abcnews.al