Sulm me bombë në një bankë në Afganistan, humbin jetën tre persona, plagosen 12 të tjerë

schedule10:07 - 21 Mars, 2024

schedule 10:07 - 21 Mars, 2024

Një sulm me bombë në një bankë private në qytetin Kandahar të Afganistanit, ka shkaktuar 3 viktima dhe dhe plagosur 12 të tjerë. Viktimat ishin njerëz që kishin shkuar të tërhiqnin pagat mujore, kanë thënë autoritetet.

Kandahari është qendër politike dhe shpirtërore për udhëheqësit e Afganistanit pasi lideri suprem i talibanëve, Hibatullah Akhundzada, qëndron aty dhe vendimet mbi çështje të mëdha zbatohen nga autoritetet në Kabul.

Talebanët morën pushtetin në Afganistan në gusht 2021 gjatë largimit kaotik të trupave amerikane dhe NATO-s pas 20 vjetësh.

Pavarësisht premtimeve për një qëndrim më të moderuar, talebanët gradualisht imponuan një interpretim të ashpër të ligjit islam, ose Sheriatit, siç bënë gjatë sundimit të tyre të mëparshëm të Afganistanit nga viti 1996 deri në 2001.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!