Sulm me bombë në Kabul, 40 të vdekur

schedule10:22 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 10:22 - 28 Dhjetor, 2017

Një atentat kamikaz në Kabul të Afganistanit, shkaktoi 41 viktima dhe 84 të plagosur. Mes viktimave jane edhe tre gazetare. Grupi terrorist i ISIS në Afganistan ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

41 viktima dhe 84 të plagosur eshte bilanci i një sulmi vetëvrasës prane nje agjensie shtypi dhe në një qëndre kulturore në Kabul të Afganistanit. Ministria e brendshme afgane, deklaroi për BBC se shpërthimi i pare vetëvrasës u pasua edhe nga dy shpërthime të tjera në zonë.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme theksoi se “objektivi i sulmit ishte qendra kulturore Tabajan, ndersa agjensia e lajmeve ndodhej prane saj.
Mes viktimave jane edhe tre gazetare te agjensise se lajmeve” Zeri Afgan”.
Grupi terrorist i ISIS në Afganistan ka marrë përgjegjësinë e sulmit. Muajt e fundit, Shtetit Islamik ka kryer disa atentate ndaj objektivave Shia në të gjithë Afganistanin.
Në tetor, të paktën 39 viktima humben jeten ne një sulm në xhamine e minoritetit Shia. Ndersa 10 persona u vranë në një sulm me bombë vetëvrasëse pranë kompleksit të agjencisë së inteligjencës në Afganistan të hënën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!