Sulm me bombë, 80 të vdekur

schedule07:25 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 07:25 - 29 Dhjetor, 2019

Ambasadori i Turqisë në Mogadishu, Mehmet Yilmaz bën të ditur se 80 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit me bombë në kryeqytetin e Somalisë, dy prej të cilëve ishin shtetas turq.

“Në sulmin me bombë në Mogadishu kanë humbur jetën rreth 80 persona prej të cilëve dy shtetas turq”, tha ambasadori i Turqisë në Mogadishu Mehmet Yılmaz .

Një pjesë të plagosurve janë dërguar në spitalin Recep Tayyip Erdoğan në kryeqytet, tha ai. “Në spital po trajtohen 36 persona. 9 të plagosur janë marrë nën operacion. Sipas informacionit që kemi marrë ka rreth 80 të plagosur”, u shpreh ambasadori.

Gjithashtu  Yilmaz njoftoi se ambasada është në kontakt të afërm me autoritetet në Turqi dhe Somali, duke shtuar se janë duke e vlerësuar kërkesën e Somalisë për avion-ambulancë nga Turqia për të plagosurit.

Yılmaz potencoi se spitali Recep Tayyip Erdoğan ka kapacitet të mjaftueshëm për t’i trajtuar të plagosurit, ndërsa thekson se numri i viktimave nga shpërthimi mund të tejkalojë shifrën 100./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!