Sulm me automjet xhamisë

schedule16:55 - 22 Shtator, 2019

schedule 16:55 - 22 Shtator, 2019

Drejtuesi i një automjeti ka sulmuar një xhami në Kolmar të Francës, duke u përplasur me hyrjen e objektit të kultit. Sipas raportimeve të mediave franceze, nga agresioni nuk ka patur persona të lënduar përveç drejtuesit të mjetit, i cili ka marrë një plagë të thellë në qafë.

Sipas burimeve, pasi ka marrë mjekimet e para në spital agresori është marrë në pyetje nga prokurorët dhe policia. Këto të fundit nuk kanë dhënë detaje mbi motivet e veprimit të tij, por mediat kanë shkruar se bëhet fjalë për një person të çekuilibruar.

Pavarësisht kësaj, burimet mediatike aludojnë se sulmi ndaj xhamisë mund të ketë në sfond motive raciste./ABC News Albania 24/7